Mbi 800 viktima nga koronavirusi në ShBA

25 mars 2020 | 11:27

Ka shkuar mbi 800 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mbi 55 200 njerëz janë infektuar. Këto të dhëna i publikoi Universiteti “Johns Hopkins”.

Shifrat e reja i vendosin Shtetet e Bashkuara në tri vendet me më së shumti raste në botë, pas Italisë dhe Kinës.

Nju Jorku dhe shteti veriperëndimor i Uashingtonit janë rajonet më të prekura. Në Nju Jork janë shënuar 192 viktima, ndërsa në Uashington 128.

Rasti i parë në Shtetet e Bashkuara u shënua në fund të janarit.

Në përgjithësi, 354 persona të infektuar janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet amerikane, shkruan “Anadolu”, transmeton Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Naim Ismajli Gjendja e krijuar kërkon mobilizim, bashkëpunim, mbështetje…