Mbi një orë pritjet tek Dheu i Bardhë

24 korrik 2023 | 10:52

Muajt korrik dhe gusht janë muajt kur edhe rritet fluksi i ardhjes së bashkatdhetarëve për pushime në Kosovë.

Gati çdo vjet ata po përballen edhe me pritje të gjata në kufijtë me Serbinë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë tek Dheu i Bardhë.

Aty pritjet shkojnë deri në 80 minuta për të hyrë në Kosovë, e kolonat janë të gjata deri në 800 metra.

Derisa pritjet më të shkurtëra janë në Merdare, ku qytetarët presin 20 deri në 25 minuta.

Ndërkaq kolonat e veturave arrijnë deri në 50 metra.

Për ta përcjellur gjendjen në kohë reale klikoni KËTU.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shqiptare e Kosovës ka rrezikuar të mbytet mëngjesin e…