‘Mbijetesa dhe Shkolla’ me regjisor Ilir Kabashin, shpërblehet në Festivalin e Filmit në Suedi

02 prill 2021 | 21:32

Filmi dokumentar: ‘Mbijetesa dhe Shkolla’ /’Survival and School’/ me regjisor Ilir Kabashin,
shpërblehet në Festivalin e Filmit në Suedi, ‘’Luleâ Film Festival’’.

https://luleafilmfestival.com/Winners/.

Ky është festivali i parë dhe shpërblimi i parë i këtij filmi.

Ekipi i filmit:
Ilir Kabashi- Regjisor,
Nuhi Bytyçi- Producent dhe skenarist,
Bekim Qyqalla- DoP
Shkodran Tolaj- Muzika

SINOPSIS
‘Mbijetesa dhe shkolla’
Është një tregim i bukur për një kohë të keqe. Një oazë paqeje në kohë lufte. Fjala është për një shkollë najloni të ndërtuar në malet e Berishës që kishte tubuar rreth 200 nxënës të fshatrave përreth.
Fate njerëzish që shihen në harkun 20 vjeçar në xhirime autentike të kohës dhe të tashmes në rrethana krejtsisht të ndryshme na shpalosin më së miri fatin gri të njeriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes mendon se në ndryshimin e Ligjit për…