Mbledhja e radhës së Qeverisë së Kosovës do të mbahet sot në ora 11:00

14 korrik 2020 | 09:49

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot do të mbledh kabinetin qeveritar

Mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës do të nisë në orën 11:00 në ndërtesën e Qeverisë.

Në njoftim e Zyrës së Kryeministrit nuk janë dhënë detaje lidhur me diskutimet në këtë mbledhje.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës të hënën mbajti mbledhjen elektronike, në të cilën u vendosën masa shtesë për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Kryeministri Hoti të hënën pas miratimit të masave të reja, ka raportuar në Kuvendin e Kosovës për situatën me COVID-19 në vend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës kanë marrë…