
Mbledhja e Trumpit në “Dhomën e Situatave”, skenarët për futjen e ShBA-së në luftë
Takimi në Shtëpinë e Bardhë, i drejtuar nga Donald Trump mbi luftën Izrael – Iran, përfundoi pas 1 ore e 20 minutash, u tha gazetarëve një zyrtar amerikan. Zyrtarët amerikanë i thanë gazetës “Times of Israel” se Trumpi po i mban të gjitha opsionet në tryezë.
Zyrtarët këmbëngulin se ShBA-ja nuk ka ndërhyrë deri më tani në konflikt. Opsioni më i mundshëm që Trump po shqyrton do të ishte përdorimi i bombave amerikane kundër objekteve bërthamore nëntokësore të Iranit në Fordow.
Bombat depërtuese të arsenalit të Izraelit nuk mund të arrijnë thellësinë ku besohet se ndodhen objektet, 90 metra nën sipërfaqen e tokës.
“New York Times” raporton gjithashtu se Trumpi po shqyrton gjithashtu mundësinë e lejimit të avionëve amerikane për të furnizuar me karburant avionët luftarakë izraelitë në mënyrë që ata të mund të fluturojnë në misione me rreze të gjatë veprimi.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se çmontimi i programit bërthamor të Iranit mbetet një përparësi edhe për Trumpin.