Mbledhja në mes të dy qeverive mbahet në qershor

26 mars 2023 | 15:42

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka drekuar sot me homologun kosovar Albin Kurti në Tiranë.

Rama tha se gjatë këtij takimi, kanë diskutuar në detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

“I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Ai njoftoi se mbledhja e ardhshme e të dy qeverive do të mbahet në qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një…