Mblidhen naftëtarët, shkak gjendja e krijuar pas ngritjes së çmimeve të karburanteve

09 qershor 2022 | 12:35

Naftëtarët janë mbledhur në Odën Ekonomike të Kosovës për të shqyrtuar gjendjen e krijuar pas ngritjes së çmimeve enorme të karburanteve në vend.

Takimi i cili është duke u drejtuar nga kryetari i shoqatës, Fadil Berjani është i mbyllur për media.

Ndërkohë, në këtë takim po diskutohet edhe paralajmërimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.

Ligji i ri i naftës parasheh që qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka përgatitur tashmë draftin dhe është duke zhvilluar konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë së shpejti. Në ndërkohë, kjo ministri është duke vazhduar monitorimin e tregut./kp/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen katër vjet që kur legjenda e futbollit shqiptar,…