Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit

31 maj 2021 | 09:25

Anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në orën 12:00 për të diskutuar pikat e rendit të ditës dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Ky është rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”,

5. Votimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6. Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020,

7. Debat parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë Covid-19,

8. Propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eshtrat e më shumë se 300 marinarëve dhe marinsave që…