MBPZhR-ja dhe GIZ-i vazhdojnë bashkëpunimin, prioritet Ligji për konsolidimin e tokave bujqësore

25 qershor 2021 | 15:15

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pritur të premten në takim udhëheqësin e projektit të GIZ-it “Planifikimi hapësinor dhe menaxhimi i tokës në Kosovë”, Michael Becker dhe Vjollca Limani-Xhemaj udhëheqëse e komponentës së menaxhimit të tokës në projekt, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, e në veçanti u bisedua lidhur me projektin e financuar nga qeveria gjermane dhe i implementuar nga GIZ në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës “Planifikimi hapësinor dhe menaxhimi i tokës në Kosovë” (2019-2021) (SPLM).

Ministri Faton Peci ka vlerësuar se projektet e përbashkëta të GIZ-it dhe MBPZhR-së kanë dhënë rezultate të mira dhe shfaqi gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në veçanti në hartimin e koncept dokumentit për rregullimin/ konsolidimin e tokës, i cili sipas tij ka rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i GIZ-së, Michael Becker, ka theksuar se janë të gatshëm për të ofruar bashkëpunimin e tyre në projekte të ndryshme që zhvillojnë sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe premtoi se Qeveria Gjermane përmes GIZ-së do të vazhdojë të mbështesë MBPZhR-në në rishikimin e kornizës ligjore për konsolidimin e tokës, duke synuar mbrojtjen e tokës bujqësore, sjelljen e përfitimeve ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…