Mbrëmje emocionuese për Donaldin në Big Brother VIP

01 dhjetor 2021 | 00:41

Mbrëmja e radhës në spektaklin e Big Brother VIP nuk ka kaluar pa emocione.

Një befasi e veçantë ishte rezervuar për aktorin Donald Veshaj, i cili ka më shumë se 50 ditë qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Fillimisht atij iu lexua një letër emocionuese që i ishte dërguar nga vëllai, aktori Romeo Veshaj, i cili tregoi për mallin që ndjente me mungesën e vëllait jashtë.

Tutje, Donaldit më pas i kanë ardhur për vizitë prindërit e tij, të cilët e kanë befasuar me një darkë befasi në oborrin e shtëpisë.

Veshaj është emocionuar nga befasitë e familjes, teksa nuk ia ka mbajtur lotët gjatë momentit kur është lexuar letra dhe është takuar me prindërit.

Vet Donaldi falënderoi produksionin për surprizën e bërë, ndërsa u shpreh se është një nga ditët më të mira të qëndrimit në BBV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Skenderajt, në një seancë solemne, ka bërë…