Adelina Spahiu zgjedhet kryesuese e Kuvendit Komunal

01 dhjetor 2021 | 00:10

Kuvendi Komunal i Skenderajt, në një seancë solemne, ka bërë konstituimin e organeve kryesore. Pas betimit të kryetarit z. Fadil Nura, në pozitën e kreut të Komunës, anëtarët e Kuvendit kanë votuar për kryesuese të Kuvendit, znj. Adelina Spahiu.

Në fjalimin e saj nga pozita e re, znj.Spahiu, u zotua se do të jetë në shërbim të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, pa dallime e pa përjashtime.

Edhe kryetari i Komunës, z.Nura, e ka uruar znj.Spahiu për postin e kryesueses, dhe ka thënë se mëzi pret të nis bashkëpunimin ndërmjet dy organeve kryesore, Ekzekutivit dhe Legjislativit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Erëra të forta vijonin të frynin sot në Stamboll, duke…