Mbreti i golave: Ronaldo konfirmohet si golashënuesi më i mirë për vitin 2023

26 dhjetor 2023 | 23:08

Ronaldo lë prapa të gjithë, konfirmohet si golashënuesi më i mirë për këtë vit

Cristiano Ronaldo do ta mbyllë vitin 2023 si futbollisti me më së shumti gola.

Ylli portugez shënoi dy gola sonte nga penalltia, në fitoren e Al-Nassr ndaj Al-Ittihad, për të shkuar në kuotën e 53 golave të shënuar gjatë këtij viti.

Kështu, 38-vjeçari u konfirmua si golashënuesi më i mirë për këtë vit kalendarik.

Ronaldo la prapa Harry Kane (52 gola) e Kylian Mbappe (52 gola), si dhe Erling Haaland (50 gola).

Kane e Mbappe nuk do të kenë më paraqitje për këtë vit, pasi në Gjermani dhe Francë ka përfunduar gjysma e parë e sezonit.

Në Angli ka ende ndeshje për t’u zhvilluar për këtë vit, por Haaland nuk do të paraqitet shkaku i lëndimit.

Ndërkaq, Cristiano Ronaldo ka mundësinë që të shënojë edhe gola tjerë për vitin 2023, pasi që Al-Nassr do të luajë ndeshjen e radhës më 30 dhjetor, ndaj Al-Taewon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka triumfuar 3-2 ndaj Aston Villës me përmbysje,…