‘Mbreti’ që shkon ushtar (Foto)

14 tetor 2018 | 15:32

Milioneri Dan Bilzerian, që rrethohet nga modelueset dhe që është quajtur “mbret” i “Instagram”-it, është regjistruar për t’u bërë marins “SEAL” amerikan në vitin 2000, por nuk ka arritur të diplomojë.

Tani, ai do të jetë ushtar tjetërkund.

Edhe pse të lindur në ShBA, ai dhe vëllai i tij janë kthyer në muajin gusht në Armeni, ku përveçse kanë marrë nënshtetësinë, janë regjistruar edhe në ushtrinë vendase. Sipas ligjit armen, çdo nënshtetas mashkull duhet të regjistrohet në ushtri.

Po sa e ka pasurinë “mbreti” i “Instagram”-it dhe si e ka bërë?

Thuhet që pasuria e tij vlen rreth 150 milionë dollarë. Një pjesë të mirë e ka fituar nga një fond investimesh, por edhe nga pokeri, duke qenë se është lojtar profesionist që shpeshherë luan me miliarderë.

Quhet “mbret” i “Instagram”-it pasi ka 24.6 milionë ndjekës. Fotot që nxjerr janë gjithnjë me modeluese të bukura ose me armë, duke treguar që bën një jetë pa detyrime morale apo financiare, gjë që duket se ka tërhequr shumicën e ndjekësve. (TCh)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…