Ministri i Arsimit përkujton 15 maturantët e Malishevës

14 tetor 2018 | 15:22

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka përkujtuar 15 maturantët e Malishevës të cilët 14 vjet më parë patën humbur jetën tragjikisht.

“Sot bëhen 14 vjet nga tragjedia më e rëndë e ndodhur në Kosovën e pasluftës, ku më 14 tetor 2004, një autobus ishte aksidentuar, ku humbën jetën 15 maturantë nga Malisheva, e kishin mbetur të lënduar edhe dhjetëra maturantë të tjerë, derisa me shijen e mirë të dheut amë kishin marrë rrugën e kthimit për në Kosovë, por që gëzimi i tyre u thye shpejt, pak pa mbërritur në qytetin e Fushë-Arrëzit. Edhe pas kaq viteve, dhimbja për Beratin, Esatin, Elgadafin, Mifailin, Rifatin, Xhevdetin, Visarin, Agronin, Ajetin, Esatin, Labinotin, Lulzimin, Megezonin, Rruhiun dhe Xhevetin është e fortë, për faktin se ata humbën jetën në ditët më të mira të rinisë”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Sot bëhen 14 vjet nga tragjedia më e rëndë e ndodhur në Kosovën e pasluftës, ku më 14 tetor 2004, një autobus ishte…

Gepostet von Shyqiri Bytyqi am Sonntag, 14. Oktober 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sara Mapelli është valltare e bletëve. Ajo vallëzon në ambient…