Mbrojta e Kurtit e shtyn me forcë gazetaren, nuk e lejon t’i shtrojë pyetje kryeministrit

28 dhjetor 2023 | 16:00

Mbrojtja e afërt e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka penguar në kryerjen e detyrës gazetaren e Klanit të Shqipërisë, Blerta Dalloshi.

Në videon e publikuar nga gazetarja Dalloshi, një pjesëtar i mbrojtjes së afërt shihet teksa e kap për dore gazetaren, duke e larguar nga rruga.

Gazetarja Dalloshi ka thënë se kjo është hera e dytë që është penguar.

“Ka mese 22 vjet që punoj si gazetare. I kam prit e përcjell të gjitha qeverisjet e kryeministrat duke nis nga Bajram Rexhepi. Por, mbrojtje të afër si të kryeministrit Kurti asnjëherë nuk me ka rastis me pa. Është hera e dytë që më (sulmojnë) pengojnë në kryerje të detyrës por kjo e sotmja është kulmi”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Podujevës ka organizuar manifestimin tradicional të fundvitit, zgjedhjen…