Mbrojtësi i Kosovës rezulton pozitiv me Covid-19

10 korrik 2020 | 16:35

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Mirlind Kryeziu, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka kumtuar në faqen zyrtare klubi i tij FC Zurich.

“Qendërmbrojtësi i FCZ, Mirlind Kryeziu, ka testuar pozitiv me koronavirus sot. Që nga paraqitja e simptomeve të buta, ai nuk ka marrë pjesë në stërvitje dhe është në vetëizolim në shtëpi. Deri në një njoftim tjetër nuk do të marrë pjesë në stërvitje”, është njoftuar nga klubi. 23-vjeçari është ftuar në disa raste nga Përfaqësuesja A e Kosovës, por ende nuk ka debutuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i AKR-së, Behgjet…