Pacolli i uron Mustafës shërim të shpejtë

10 korrik 2020 | 16:34

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka uruar shërim të shpejt kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

“Sapo mora lajmin se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dalë pozitiv në Covid-19. Nga zemra i uroj shërim të shpejtë. Në të njëjtën kohë nuk mundem pa shkruar për disa nga komentet e mbrapshta dhe çnjerëzore për shëndetin e tij të disa individëve. Pavarësisht bindjes politike, ne jemi shqiptar dhe duhet të solidarizohem me njëri-tjetrin. Të urojmë dikë për vdekje, në këtë moment, është një edukim i tmerrshëm”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapitenia e Përfaqësueses së Kosovës në hendboll, Leonora Demaj, ishte…