Mbrojtja e Krasniqit akuzon ZPS-në për qasje përzgjedhëse të dëshmive dhe provave

13 shkurt 2026 | 15:04

Mbrojtja e Jakup Krasniqit, ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) se ka përzgjedhur dokumente dhe pjesë të dëshmive të dëshmitarëve sipas interesave të saj, duke shtuar se ka injoruar pjesët e dëshmive që nuk i përshtaten ZPS-së.

Në këtë drejtim, avokatja e Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka thënë se ZPS-ja nuk u ka dhënë peshën e duhur provave shfajësuese duke përmendur shembullin e një urdhri të lëshuar nga shefi i shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi më 28 nëntor 1998, dhe ka përzgjedhur vetëm pjesë të dëshmisë së tij dhënë prokurorisë më 2019.

Zyrapi kishte thënë, sipas mbrojtjes, se urdhrin e kishte marrë pasi ishte konsultuar me komandantin e përgjithshëm Azem Syla dhe sipas avokates, ZPS-ja ka thënë se ai kishte raportuar për këtë edhe te Krasniqi. “Ajo çfarë nuk merr parasysh Prokuroria është dëshmia e Zyrapit që komandanti i përgjithshëm Azem Syla e jo Jakup Krasniqi ishte ai me të cilin ai kishte diskutuar ankesat përpara se të nxirrte urdhrin e 28 nëntorit 1998”, ka thënë Alagendra.

Më tutje, ajo ka thënë se Zyrapi tha se kishte konfirmuar qartësisht se ai ishte konsultuar vetëm me Sylën e jo Krasniqin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokatja e Krasniqit, Venkateswari Alagendra, tha se Prokuroria nuk ka…