Mbrojtja e Krasniqit: UÇK-ja nuk u krijua si organizatë që synonte marrjen e pushtetit, ajo u ngrit si lëvizje mbrojtëse
Mbrojtja e Jakup Krasniqit, ka thënë se nuk qëndron pretendimi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) se ai dhe anëtarë tjerë të UÇK-së ndanin qëllimin e përbashkët për të marrë dhe ushtruar kontroll në gjithë Kosovën, përmes kryerjes së krimeve, nuk qëndron kur të analizohen të gjitha provat.
“UÇK-ja nuk u krijua si organizatë që synonte marrjen e pushtetit, ajo u ngrit si një lëvizje mbrojtëse e krijuar si përgjigje ndaj kërcënimit ekzistencial dhe të menjëhershëm më të cilin përballeshin shqiptarët e Kosovës, civilët, të cilët pësonin nga dhuna dhe shtypja e forcave serbe”, ka thënë mbrojtja e Krasniqit.
Mbrojtja ka thënë se “UÇK-ja lindi pas disa vjetëve të diskriminimit, dhunës dhe heqjes së plotë të mbrojtjeve institucionale dhe ligjore për shqiptarët e Kosovës”.
“UÇK kishte synim të përbashkët çlirimin e Kosovës nga forcat serbe dhe mbrojtjen e popullsisë civile. Asnjëri synim nuk kishte qëllim kriminal”, ka thënë mbrojtja e Krasniqit.



