Mbrojtja e Selimit i bashkohet Thaçit në kërkesën për zvogëlimin e periudhës kohore të aktakuzës

08 shkurt 2023 | 12:33

Mbrojtja e Rexhep Selimit i është bashkuar kërkesës së mbrojtjes së Hashim Thaçit për zvogëlim të periudhës kohore të aktakuzës.

Ndryshe, mbrojtja e Hashim Thaçit ka bërë kërkesë që trupi gjykues të ftojë Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të ngushtojë shtrirjen kohore të aktakuzës, në jo më vonë se 20 qershori i vitit 1999, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Për më tepër, siç parashtrohet më poshtë, trupi gjykues tashmë ka informacion të mjaftueshëm përpara tij për të konkluduar se provat e ofruara nga ZPS për të mbështetur pretendimin për ekzistencën e konfliktit të armatosur në Kosovë pas datës 20 qershor 1999 do të jenë të pamjaftueshme për të ‘mbështetur një dënim përtej dyshimit të arsyeshëm’ (standardi në Rregullin 130 (3) të Rregullave) për krimet e luftës përtej asaj date”, është thënë në kërkesën e mbrojtjes.

Mbrojtja ka argumentuar se konflikti i armatosur në Kosovë ka përfunduar jo më vonë se 20 qershor 1999, datë e nënshkrimit të çmilitarizimit dhe transformimit të UÇK-së.

Mbrojtja, ndër të tjera mbështetet në konkluzionet e disa gjykatave vendase dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë se konflikti i armatosur në Kosovë ka përfunduar jo më vonë se qershori 1999.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues i kryesuar nga Charles L. Smith II, ka…