Mbrojtja e Thaçit flet për ndikimin e Adem Demaçit mbi UÇK-në

04 prill 2023 | 11:46

Gregory Keohe, avokat i Hashim Thaçit, ka mohuar të gjitha pretendimet e Prokurorisë Speciale në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Keohe ka akuzuar ZPS-së se asnjëherë nuk e ka përmendur Adem Demaçin, njeriun kryesor të UÇK-së.

Ai përmend datën 2 nëntor të 1998-ës, një takim ku i pranishëm nuk ishte Thaçi, takimi ku po bëhej përpjekje që FARK-u dhe UÇK të bashkoheshin si njësi e vetme.

“Z.Thaçi s’ka qenë fare në takim, kush do të merrte vendimin dhe personat që ishin pjesëtarë të këtij takimi ishin Adem Demaçi, Bujar Bukoshi, një përfaqësues i UÇK-së dhe një tjetër përfaqësues i LDK-së”.

“Personi i parë në listë është Adem Demaçi, nuk është Hashim Thaçi as askush tjetër. Adem Demaçi ishte personi që duhej të pajtohej me faktin që FARK-u dhe UÇK-ja të bashkonin forcat e tyre. Kush është ky person është përfaqësuesi i përgjithshëm politik i UÇK-së nga data 13 gusht 1998 deri në mars 1999, është përfaqësuesi më i lartë i UÇK-së”, deklaroi ai.

“Pas shumë gjërave që u përmenden nga ZPS-ja dje z.Demaçi nuk u përmend asnjëherë në diskutimet e tyre, nuk u diskutua si një ndër personat kryesor të UÇK-së, kush ishte ky person, çfarë ka bërë ai”, u shpreh Keohe.

Mbrojtja e Thaçit përmend se Demaçi kishte kontrollin kryesor mbi UÇK-në.

“Ai kishte selinë në Prishtinë, kishte këshilltarë ka mbajtur konferenca për shtyp çdo javë për të paraqitur pozicionet politike të UÇK-së dhe objektivat e tyre, është një person që mbante kontakte të vazhdueshme me komandatët e zonës, takohej në mënyrë të rregullte me komunitetet ndërkombëtar, jepte flet-kalime për diplomatët ndërkombëtar dhe gazetarë në mënyrë që të mund të shkonin në zonën që kontrolloheshin nga UÇK-ja dhe ndërmejtëosnte lirimin e të ndalurave të UÇK-së”, tha mbrojtja.

Avokati: Formimi i Qeverisë së përkohshme të Kosovës nuk ishte plani i Hashim Thaçit, ishte kërkesë e SHBA-ve

Keohe përmend edhe se si Demaçi kundërshtonte marrëveshjen e Ramubjes.

“Ai ndërkohë ka kundërshtuar fort praninë e UÇK-së në Rambuje, ishte një person si një ndër drejtuesit më të lartë të UÇK-së, i cili njihej shumë nga popullsia kosovare dhe një person që kishte shpenzuar vitet të tëra të jetës në burxhet serbe dhe ky ishte personi i cili duhet ta miratonte këtë marrëveshje me UÇK-në. Ndërkohë që ZPS-ja nga gjitha gjërat që tha dje nuk tha qoftë edhe një fjalë të vetme lidhur me të“, ka deklaruar avokati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eden Hazard nuk po ka hapësira në Real Madrid dhe…