Mbrojtja nis paraqitjen e deklaratës përmbyllëse, kërkon që Jakup Krasniqi të shpallet i pafajshëm
13 shkurt 2026
| 14:35
Në Hagë ka nisur seanca dhe tani është radha e mbrojtjes së Jakup Krasniqit që të shpalosë deklaratat përmbyllëse.
Avokatja e Krasniqit, Venkateswari Alagendra, para trupit gjykues ka thënë se klienti i tij është i pafajshëm.
Ajo ka kërkuar nga trupi gjykues që Jakup Krasniqin ta shpall të pafajshëm.
“Parashtrojmë që është vetëm një opsion që të merrni vendim pafajësie ndaj të gjitha akuzave të ngritura ndaj Jakup Krasniqit. Në fund të parashtrimit do t’iu bëjmë thirrje të nderuar gjykatës që ta shpallni të pafajshëm Krasniqin dhe ta lejoni këtë zotëri 75-vjeçar që të kthehet në familjen e tij dhe të kalojë vitet që i ka caktuar Zoti me familjen e tij”, ka thënë Alagendra.



