Mbrojtja: Prokuroria mbylli sytë para provave që nuk i përshtateshin narrativit të saj

13 shkurt 2026 | 15:30

Avokatja e Jakup Krasniqit,Venkateswari Alagendra, ka thënë se ZPS-ja ka mbyllur sytë para “çdo prove që nuk i është përshtatur” narrativit të saj.

Në këtë drejtim, ajo ka thënë se prokuroria nuk ka përfillur dëshmitë e dëshmitarëve të saj lidhur me emërimin e Jakup Krasniqit si zëvendëskomandnat i UÇK-së.

“Trupi gjykues ka marrë dëshmi të shumta se emërimi i Krasniqit si zëvendëskomandant nuk njihej në të gjitha nivelet e UÇK. Ai nuk njihej si zëvendëskomandant për mbështetje për ndërkombëtarët që kishte komunikim”.

“Dëshmitarët e ZPS kanë konfirmuar se Krasniqi e ka mbajtur këtë post për një periudhë të shkurtër kohore, përafërsisht 3 muaj dhe ka dhënë dorëheqje më 27 shkurt 1999. Të njëjtët dëshmitarë të Prokurorisë thanë se emërimi i Krasniqit nuk u pranua asnjëherë, më saktë u kundërshtua nga komandantët e zonave. Prokuroria në dosje nuk i ka kundërshtuar këto fakte”, ka thënë Alagendra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kandidati për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar pas fjalimit ekspoze…