Mbushën rrugët me bilborda Veseli-Trump

30 shtator 2019 | 13:23

Partia Demokratikë e Kosovës (PDK) tashmë ka filluar t’i ndryshojë bilbordët nëpër rrugë të ndryshme të Kosovës.

Ata janë duke i zëvendësuar me fotografi, ku lideri i PDK-së, Kadri Veseli shihet bashkë me presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

Tash e disa ditë PDK-ja ka filluar një fushatë, ku është duke promovuar lidhjet e ngushta ndërmjet Veselit dhe Trumpit.

Duket PDK-ja dëshiron të bëjë kontrastin me rivalët e tij për pozitën kryeministër, të cilët të gjithë kanë pasur pozicione kundërshtuese ndaj ShBA-ve.

Po ashtu, Kadri Veseli dje në Lipjan kishte ndërlidhur luftën e tij kundër korrupsionit me luftën globale të Trumpit kundër korrupsionit.

Në muajt e fundit administrata Trump ka filluar një iniciativë për luftimin e korrupsionit në botë, gjë e cila është reflektuar edhe në Kosovë, ku ambasadori Kosnett në baza ditore shkruan kundër korrupsionit.

Veseli është kandidati i vetëm për kryeministër që ka zhvilluar një takim me presidentin e ShBA-së, Donald Trump.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Melihate…