Mbushje 100 euro dhe validitet i pakufizuar për konsumatorin 100-vjeçar të “Valës”

10 nëntor 2022 | 23:26

Burbuqe Hana, UD e Kryeshefes Ekzekutive të Telekomit të Kosovës, e priti në zyrën e saj konsumatorin më të moshuar të “Valës”, Riza Aruqin 100-vjeçar, të cilit, në një atmosferë të ngrohtë dhe e rrethuar me stafin e saj, ajo i uroi shëndet, dhe të përdorë shërbimet e “Valës” edhe shumë e shumë vite.

Përkundrejt protokollit standard për pritje të tilla, ajo uli axhën Riza “në krye të vendit”, në karrigen e saj, duke i thënë se në Telekom, konsumatori është zot shtëpie. Sipas saj, konsumatori ynë më i moshuar “kryet e vendit” e meriton për shkak të moshës, vitalitetit dhe urtisë gjithsesi, por edhe për shkak të besnikërisë së tij ndaj “Valës”.

Riza Aruqi me vitalitetin e tij dhe komunikimin e kthjelltë, duhet të jetë ndër 100-vjeçarët e rrallë në Kosovë, i cili me familjen dhe miqtë e tij ende komunikon shumë me telefon.

Me këtë rast, Telekomi i Kosovës në shenjë mirënjohjeje për besnikërinë si konsumator i rregullt i dhuroi një kredi në llogarinë e tij, në vlerë prej 100 euro, që në mënyrë simbolike përkon me moshën e tij.

Gjithashtu duke marrë në konsideratë moshën e tij, Telekomi siguroi edhe lehtësime të tjera për konsumatorin e vet special.

Riza Aruqi është konsumator besnik dhe i rregullt i Valës që nga viti 2005.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat lokale ukrainase po raportojnë për kaos në Kherson pas…