Mbyllen dy furra të bukës në Malishevë, pasi pronari ka rezultuar pozitiv me Covid-19

10 korrik 2020 | 15:09

Inspektorati komunal në Malishevë, në kuadër të zbatimit të masave mbrojtëse kundër përhapjes së pandemisë Covid-19, sot i ka mbyllë dy furra të bukës në qytetin e Malishevës, pasi pronari i tyre, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Pronari i furrave, i cili nuk është banor i komunës së Malishevës, e ka njoftuar inspektoratin komunal në Malishevë, se ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, dhe më pas inspektorati i ka ndërmarrë veprimet ligjore, duke i mbyllur këto dy furra.

Furrat do të mbesin të mbyllura deri në një vendim tjetër të organeve përgjegjëse, pasi i njëjti të konsiderohet plotësisht i shëruar.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nisma Socialdemokrate ka reaguar për herë të parë pas largimit…