Mbyllen edhe tetë lokale në Ferizaj nga Inspektorati

20 shtator 2020 | 15:51

Inspektorati i Komunës, bashkë me Njësinë kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore të Policisë së Kosovës, në aksionin që nisi ditë më parë, ka vazhduar edhe ditëve të vikendit, me dyshimin e arsyeshëm për ushtrimin e veprimtarive devijante, mungesën e dokumentacionin përkatës, mosplotësimin e kushteve higjieno-teknike.

Inspektorati ka mbyllur dy lokale në rrugën “Qamil Ilazi”, tri lokale në “Shën Tereza”, dhe tri lokale me nga një në rrugët “Remzi Hoxha”, “Rexhep Bislimi”, ‘Hamëz Jashari”.

“Inspektorati i Komunës me mbështetjen si asnjëherë më parë të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, janë të vendosur në vendosjen e rregullit, ligjshmërisë në çdo cep të Ferizajt, me kontrollet e rregullta inspektuese”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara e Grand Prix të Emilia Romagna ka qenë gati…