Mbyllet çerdhja ku u rrah fëmija dje

12 shkurt 2020 | 15:28

Inspektorati i Arsimit i ka ndërprerë veprimtarinë çerdhes “Cambridge Kids” pas rastit të rrahjes së një fëmije nga një edukatore derisa ky institucion të pajiset me licencë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Inspektoratit të Arsimit, Dëfrim Gashi.

“Ne kemi inspektuar institucionin dhe kemi vendosur që t’ia ndërpresim veprimtarinë në mungesë të licencës. Nesër këtë vendim do ta dërgojmë edhe me shkrim”, u shpreh ai për “klankosova.tv”.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka arrestuar edukatoren që rrahu fëmijën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munchen është favorit ndaj Chelseat në në Ligën e…