Mbyllet një bastore në Istog

24 qershor 2019 | 14:04

Është arrestuar një person në Istog pasi që drejtonte një bastore sportive, pa licencë dhe pa leje pune.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj, ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 21:00.

Policia me të dalë në vendin e ngjarjes ka bastisur lokalin ku janë konfiskuar një televizor, dy kompjuterë dhe një kasafortë e dorës, në të cilën ka pasur 20 euro. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi nga njësitë e Policisë lokali i tij bastore sportive është gjetur i hapur ku në të ka qenë një person duke punuar. I dyshuari veprimtarinë në atë lokal ka qenë duke e kryer pa licencë dhe pa leje pune. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunalë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur lokali dhe janë konfiskuar një televizor, dy kompjuterë dhe një kasafortë e dorës në të cilën ka pasur 20 euro. Lokali është mbyllur nga inspektorët, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin njëzet e katër orësh të Policisë së Kosovës.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendi i pestë në garën e Francës dhe fakti se…