
Mbyllet një fabrikë në Prizren, dyshohet për infeksione me koronavirus
21 maj 2020
| 14:14
Një fabrikë në Prizren është mbyllur për shkak të dyshimit për raste të infeksioneve me koronavirus.
Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, ka thënë për “klankosova.tv” se dje njëri nga punëtorët e kësaj fabrike ka rezultuar pozitiv, prandaj është marrë vendimi për mbyllje derisa t’u bëhet testi të gjithë kolegëve të tij.
“AVUK në bashkëpunim me përfaqësuesit e asaj kompanie kanë vendosur që të mbyllin fabrikën në një afat të pacaktuar me qëllim parandalimin e mundshëm të përhapjes së infeksionit”, ka thënë ai.
Fabrika në fjalë merret me prodhim.