Basha jep detaje nga takimi me Metën
21 maj 2020
| 14:10
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar sot me drejtuesit e Partisë Demokratike dhe aleatët e saj.
Pas këtij takimi, lideri i PD-së, Lulzim Basha, nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter” ka treguar se çfarë kanë biseduar me Metën.
“Shembja e Teatrit është prova e fundit e një hajduti ordiner që i vjedh, i varfëron, dhe i dhunon shqiptarët. Me çdo ditë që kalon, Ramavirusi i bën dhe më keq njerëzve dhe vendit. Ai është sot armiku i mirëqenies së shqiptarëve. Gjatë takimit të koalicionit opozitar me presidentin Meta diskutuam për krizën dhe rrugëdaljen prej saj: shqiptarët do të shpëtojnë kur, të bashkuar kundër së keqes, do t’u drejtohen kutive të votimit me te gjitha garancitë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka shkruar Basha.



