Mbyllet për publikun seanca e parë ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve

13 janar 2026 | 11:13

Seanca gjyqësore ndaj ministres në detyrë të Tregtisë, Rozeta Hajdari, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit, e cila po mbahet sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbyllur për publikun.

Të pandehurit janë paraqitur para trupit gjykues në kuadër të rastit të njohur si “Rezervat shtetërore”, ndërsa vendimi për mbylljen e seancës për publikun është marrë me arsyetimin e ruajtjes së informatave sensitive që lidhen me çështjen.

Por, para pak minutave trupi gjykues ka njoftuar se seanca do të mbyllet për publikun.

Kësisoj është vendosur që seanca të mbahet pa mediet, duke thënë se ka të dhënë çështje konfidenciale në këtë rast.

Kjo seancë ka për qëllim shqyrtimin e aktakuzës dhe deklarimin e të pandehurve lidhur me fajësinë ose pafajësinë e tyre, si dhe trajtimin e çështjeve procedurale që mund të parashtrohen nga palët.

Ndërkohë seanca e 10 dhjetorit kishte dështuar, për shkak të mungesës së Hajdarit.

Avokati i Rozeta Hajdarit, Florent Latifaj, ka theksuar se dokumentet në rastin e rezervës shtetërore, nuk mund të shihen as nga gjyqtarët e as prokurorët.

Ai ka harruar se me ato dokumente, Rozeta Hajdari bashkëpunoi me ‘furragjinë’ Ridvan Muharremi.

“As ne avokatët, as policët nuk kemi të drejtë t’i shohim këto dokumente. Madje, sipas ligjit, qasje nuk duhet të ketë as prokurori dhe as gjyqtari”.

“Po tentohet që dokumentet të na jepen edhe neve, që edhe ne të bëhemi pjesë e një procesi të paligjshëm që përbën edhe vepër penale. Konsideroj që pa u bërë deklasifikimi i dokumenteve, asnjë seancë të mos mbahet e hapur”, ka deklaruar Latifaj në seancë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim komandantin…