Mbyllet përkohësisht këtë fundjavë rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë – nis asfaltimi përfundimtar

02 maj 2025 | 22:55

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër dhe pas nesër, e shtunë dhe e dielën, rruga “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim.

Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës se do të bëhet realizimi i shtresës përfundimtare të asfaltimit.

Nga komuna kanë lutur qytetarët që të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh këtë bllokim të përkohshëm.

Njoftimi i plotë:

Mbyllje e përkohshme e rrugës “Agim Ramadani”

Ju informojmë se ditën e shtunë, më 3 maj 2025, rruga “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim gjatë gjithë ditës, për shkak të realizimit të shtresës përfundimtare të asfaltit.

Punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të asfaltimit, dhe nëse është e nevojshme, mbyllja do të vazhdojë edhe të dielën, më 4 maj 2025.

I lusim të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh këtë bllokim të përkohshëm.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për këtë ndërhyrje të nevojshme, e cila ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytetin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda dhe ai…