Mbyllet votimi në Kukës, pritet të nisë numërimi i kutive

24 shtator 2023 | 20:58

Qytetarët e Kukësit votuan këtë të diel, në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë.

Procesi i votimit u mbyll në orë 19:00, pasi votuan rreth 50 për qind e zgjedhësve. Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi.

Tashmë, po bëhet mbyllja e materialeve zgjedhore dhe më pas pritet të nisi procesi i numërimit.

Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë të Kukësit janë kandidati i Partisë Socialiste, Albert Halilaj dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata. Edhe në këto zgjedhje, Partia Demokratike zgjodhi që të mos dalë me kandidat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një inkursion i mirëfilltë terrorist në veriun e Kosovës u…