Mclaren ia mbylli derën rikthimit të Alonsos

10 korrik 2019 | 13:13

Pas Ferrarit edhe makina McLaren i ka mbyllur derën një rikthimi të mundshëm të
pilotit spanjoll Fernando Alonso vitin e ardhshëm në Formula 1. Makina britanike ka konfirmuar se britaniku Lando Norris (19 vjeç) dhe spanjolli Carlos Sainz (24 vjeç) do të jenë pilotët e McLaren edhe vitin 2020.

“Duke parë rezultatet e mira që Lando dhe Carlos kanë arritur këtë sezon, ne u ulëm dhe biseduam me ta në lidhje me të ardhmen e McLaren. Vendosëm që ky
bashkëpunim mes McLareën dhe dy pilotëve të vazhdojë edhe sezonin tjetër”, ka thënë Zak Brown, drejtori sportiv i makinës britanike.

Skuadra shfrytëzoi një klauzolë në kontratë për të rinovuar edhe me një vit
kontratën e pilotëve. Sainz është një pilot me më shumë përvojë por edhe Norris, që këtë vit debuton në Formula 1, në 4 gara ka hyrë në zonën e pikëve.

McLaren ndodhet në vendin e katërt të renditjes së makinave me 52 pikë. “Duam të mbyllim çdo spekulim në lidhje me të ardhmen e pilotëve tanë ndaj vendosëm të
zyrtarizojmë që tani pilotët e vitit 2020. Carlos dhe Lando janë të rëndësishëm në
progresin e punës tonë”, ka deklaruar Brown.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, të mërkurën mori…