McLaren zbulon njëvendëshen e vitit 2024, objektivi është një vend në podium

17 janar 2024 | 13:06

Makina britanike McLaren është e para që ka treguar se si do të jetë njëvendëshja e saj për sezonin 2024 të Formula 1. Kjo makinë do të pilotohet nga Lando Norris dhe Oscar Piastri.

Në pritje që pista të tregojë forcën reale të makinës McLaren, drejtuesit e saj komentojnë pritshmëritë për vitin 2024. “Kjo është makina jonë, një dizenjo fantastike dhe mezi presim ta shohim në pistë përgjatë këtij sezoni”, ka thënë Zak Brown, drejtori sportiv i McLaren.

“Vjet e nisëm jo mirë kampionatin, por gradualisht u rritëm ndjeshëm dhe duam që këtë ritëm ta vazhdojmë edhe këtë sezon. Vjet hodhëm bazat e ndërtimit të makinës së këtij sezoni”, ka deklaruar Brown.

Makina e re Mclaren do të quhet MCL38. Makina do të prezantohet zyrtarisht për mediat më 14 shkurt dhe më pas do të marrë pjesë në testet që do të zhvillohen në Bahrein më 21-23 shkurt. Po në këtë pistë do të zhvillohet edhe gara e parë sezonale e Formula 1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e…