Me 14 shkurt bëhen 32 vjet nga formimi i shoqatës për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova

08 shkurt 2022 | 15:35

Të hënën me 14 shkurt ne sheshin e Skënderbeu në Prishtinë në shënohet e 32 vjetori i themelimit të shoqatës për kthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova

Shkruan: Jahja Lluka

Pasi Serbia arriti ta suprimojë autonominë e Kosovës, disa shqipfolës në Lidhjen Socialiste të Popullit Punonjës të Komunës së Pejës dhe Kryesia e Lidhjes së Luftëtarëve të Luftës Nacionalçlirimtare, duke i zbatuar urdhrat e sllavëve, morën iniciativën për ndryshimin e emrave të rrugëve në qytetin e Pejës me heqjen e të gjithë emrave te Rilindësve tanë duke u vënë emra sllavë. Mirëpo, edhe kësaj radhe qytetarët e Pejës ishin syçelë dhe, me organizimin e protestave, së pari në bashkësinë lokale “Ramiz Sadiku” shprehën indinjatën dhe mllefin për ketë iniciativë dhe këto përpjekje të disa shqipfolësve të cilët ishin në shërbim të politikës sllave.

Tubimet protestuese ishin masive dhe me kërkesa konkrete për Kuvendin Komunal, i cili kishte marrë vendim për këto ndryshime në njërin nga takimet, ku morën pjesë edhe strukturat komunale të atëhershme. Meqenëse numri i protestuesve ishte shumë i madh dhe salla e Shtëpisë së Kulturës ishte shumë e vogël, kryetari i atëhershëm i Komunës propozoi qe takimi të mbahet pas dy ditësh në palestrën e sporteve në Karagaç.

Pas dy ditësh palestra e sporteve në Karagaç ishte përplot me qytetarë të cilët ishin duke pritur që strukturat komunale t’i informojnë për ndryshimin e vendimit të Kuvendit Komunal. Fatkeqësisht strukturat komunale nuk patën guxim të dalin para masës dhe t’i informojnë se vendimi nuk ishte ndryshuar.

Qytetarët filluan të reagojnë ashpër sidomos ndaj disave prej nesh që ishim organizatorë të këtyre protestave dhe kishim frikë se masa do të dilte jashtë kontrollit dhe se policia serbe mund të bënte ndonjë reagim me pasoja të rënda për qytetarët.

Me gjithë kërkesat tona, disa të rinj organizuan një demonstratë e cila për fat të mirë kaloi pa ndonjë epilog tragjik.

Më 14 shkurt qytetarët prapë ishin tubuar para shtëpisë së kulturës “Ramiz Sadiku”. Pas shumë diskutimeve zoti Reshat Nurboja doli me një iniciativë për themelimin e shoqatës për kthimin e shqiptarëve te shpërngulur nga Kosova.

Ideja u përkrah nga të gjithë qytetarët dhe u vendos  të zgjidhet Kryesia e Shoqatës me propozimet e drejtpërdrejta nga qytetarët. Me ketë rast, kryetar u zgjodh Reshat Nurboja, sekretar Zejnullah Luta dhe anëtarë të Kryesisë Ali Çeku, Rexhë Krasniqi, Gëzim Morina, Jahja Lluka, Mahir Muhaxheri, Muhedin Sylça, Hadi Doda, Sehit Luta, Bashkim Nikçi.

Pasi opinioni kosovar u njoftua për formimin e kësaj Shoqate pasoi përkrahja nga të gjitha trojet shqiptare. Me ketë rast filloi një aktivitet i bujshëm për formimin e degëve të Shoqatës në të gjitha komunat e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Vjosa Osmani ishte kompensuar për udhëtim sa ishte pjesë…