Më 17 maj përkujtohet 26-vjetori i çlirimit të fshatit Shqiponjë (Jabllanicë) e Gjakovës

15 maj 2025 | 16:24

Më 17 maj (e shtunë) do të nderohen 43 dëshmorët e fshatit, si dhe shënohet 26-vjetori i çlirimit të fshatit Shqiponjë e Dushjakes së Gjakovës.

“Për të nderuar dëshmorët e UÇK-së dhe për të përkujtuar 26-vjetorin e çlirimit të Shqiponjës, ka shkruar në llogarinë e vet ish-gjenerali i UÇK-së, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj.

Njoftimi i plotë:

Përvjetori i Çlirimit të fshatit Shqiponjë

Të nderuara familje të dëshmorëve, Të nderuar invalidë dhe veteranë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Të nderuar qytetarë, bashkëvendës dhe dashamirë të lirisë,

Ju njoftojmë se më 17 maj 2025, në fshatin Shqiponjë (Jabllanicë e Dushkajës), do të organizohet manifestimi përkujtimor me rastin e përvjetorit të Çlirimit të fshatit, ku do të nderohen 43 heronjtë dhe dëshmorët e këtij vendi të shenjtë.

Agjenda

Ora 11:30 – 12:00

Homazhe te varrezat e dëshmorëve

Ora 12:00

Tubimi përkujtimor dhe fjala rasti nga përfaqësues institucionalë, familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të luftës

Ky përvjetor është një mundësi për të kujtuar dhe nderuar me respekt e krenari bijtë dhe bijat më të mirë të kombit, të cilët sakrifikuan jetën për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.

Pjesëmarrja juaj do të jetë nderim për dëshmorët dhe respekt për historinë tonë të lavdishme.

Këshilli Organizativ – Shqiponjë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Milanit, Sergio Conceicao, reagoi pas humbjes 1-0 ndaj…