
Më 17 qershor Konjufca viziton liderët e UÇK-së në Hagë
13 qershor 2022
| 14:47
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, më 17 qershor do të udhëtojë drejt Hagës për t’i takuar liderët e UÇK-së, të cilët janë duke u mbajtur në pagrabugrim nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë me dije shefi i kabinetit të Konjufcës, Ilir Kërçeli.
“Bashkë me kryeparlamentarin Konjufca me datën 17 qershor udhëtojmë për t’i vizituar ish krerët e UÇK-së në Hagë”, ka shkruar Kërçeli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Në qendrën e paraburgimit në Hagë janë duke u mbajtur: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Sali Mustafa dhe Pjetër Shala.