Pulla postare me katër heronj të Kosovës

13 qershor 2022 | 14:40

Posta e Kosovës ka lëshuar në qarkullim emisionin e pullave postare me titull: “Tahir Zemaj, Tahir Meha, Mehë Uka dhe Ismet Rrahmani”.

Posta ka vlerësuar se përmes këtyre pullave postare që bartin imazhet e figurave të ndritura të kombit, nderohet heroizmi i tyre.

Me këtë rast, ushtruesja e detyrës së kryeshefes ekzekutive, Fakete Kadiu, me bashkëpunëtorë të saj, priti në Postën e Kosovës anëtarë të familjeve të heronjve me mirëseardhje e vlerësim të lartë për kontributin e tyre dhe flijuan për çlirimin e Kosovës.

Ajo ka paraqitur rolin dhe rëndësinë që kanë pullat postare, të cilat “na bëjnë krenar teksa shëtitin botën edhe në vendet ku nuk e njohin shtetësinë tonë”.

Ndërsa përfaqësuesit e familjeve të heronjve, kanë falënderuar komisionin e Ministrisë së Ekonomisë dhe udhëheqjen e Postës së Kosovës, për nderimin që ia kanë bërë të dashurve të tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Princi Harry është rrëzuar nga kali së fundmi në Kaliforni,…