Me 19 vota për 4 kundër dhe 2 abstenime, Drenasi miraton buxhetin për vitin 2020

26 shtator 2019 | 16:39

Asambleja Komunale e Drenasit me 19 vota për, 4 kundër dhe 2 abstenime, sot ka miratuar  Buxhetin për vitin 2020 dhe projeksionet buxhetore për vitet 2021 dhe 2022.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, përmes një njoftimi ka theksuar se  buxheti komunal  është propozuar pas dëgjimeve buxhetore  nëpër fshatra, lagje dhe bashkësi të fshatrave, dhe se përmes miratimit të tij, si asnjë herë më parë, kemi dëshmuar se të gjithë së bashku, kemi një qëllim- mirëqenien e qytetarëve të komunës tonë.

“Me dhjetëra projekte janë aktualisht në zbatim, e shumë të tjera tashmë janë të përfunduara. Ne nuk do të ndalemi së zbatuari ligjin dhe obligimin ndaj qytetarëve, për mirëqenien e tyre, sepse, ky është qëllimi dhe detyrimi ynë ligjor, moral e patriotik. Komuna e Drenasit ka nevojë ende për më shumë punë e projekte për qytetarët, ne jemi këtu, të angazhohemi, secili sipas përgjegjësisë, së bashku të bëjmë më të mirën e mundshme” theksoi Lladrovci.

Ne këtë mbledhje po ashtu është diskutuar edhe për raportin e punës së Kryetarit të Komunës për periudhën  janar – qershor 2019, propozim vendimin për plotësimin e ndryshimin e Rregullores Komunale për Transparencë, raportin periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit si dhe prezantimi dhe aprovimi i anëtarëve nga Komisionet e tri Komiteteve Konsultative për konkurrentët e përzgjedhur në bazë të konkurseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri…