Më 2, 3 dhe 4 shtator organizohet festa e vjeljes së rrushit Hardh Fest

23 gusht 2022 | 11:53

Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, më 2, 3 dhe 4 shtator në Rahovec do të organizohet festa e vjeljes së rrushit Hardh Fest.

Më 24 gusht këshilli organizativ i Hardh Fest 2022 do të mbajë konferencë për medie, ku do të shpaloset në detaje programi festivalit, emrat kombëtar dhe ndërkombëtar që do të performojnë gjatë tri ditëve të festivalit.

Konferenca për medie do të mbahet në orën 10:00, në Rockuzinë – Prishtinë, adresa: Arbëria, Vicianum 10000.

Gjatë konferencës do të flasin: Gardalin Shtavica, drejtor artistik i festivalit; Nora Boshnjaku, anëtare e këshillit organizativ dhe përfaqësuese e Komunës së Rahovec, dhe Teuta Kurshumlija, përfaqësuese e Stone Castle – partner i festivalit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Younis Abbas ishte në mesin e të arrestuarve për gravitjen…