Me 20 Gusht promovohet libri “Gjak e Jetë për Atdhe”, kushtuar Heroit të Kombit Ismet Bicaj

13 gusht 2025 | 23:34

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe juristi Shasivar Haxhiaj, ka bërë të ditur se më 20 datën Gusht, në orën 16:00, në Shtëpinë e Kulturës “Adem Jashari” në Istog, do të mbahet promovimi i librit “Gjak e Jetë për Atdhe”, kushtuar Heroit të Kombit Ismet Bicaj, i njohur me nofkën “Komandant Guri”.

Më 12 prill 1999, Ismet Bicaj ra heroikisht në mbrojtje të istikameve dhe të popullatës civile, në njërën nga betejat më të lavdishme të UÇK-së dhe Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.

Njoftimi i plotë:

F T E S Ë:

Ftohen të gjithë bashkëluftëtarët, shokët, familjarët dhe të gjithë qytetarët e Istogut e të Kosovës, në promovimin e librit “Gjak e Jetë për Atdhe” kushtuar heroit të kombit Ismet Bicaj, Komandant “Burim Guri”. Shkruar nga Grup Autorësh.

Me 12 prill 1999, Ismeti Bicaj ra heroikisht në mbrojtje të istikameve dhe popullatës civile, në njërën nga betejat më të lavdishme të UÇK-së dhe Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”.

Duke marrë pjesë në promovimin e librit të tij, do të nderojmë jetën, veprën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Komandant Burim Gurit në organizimin dhe luftën e tij për Liri.

Lavdi Heroit Ismet Bicaj.

Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Kamenicë, ka bërë publike…