Më 21 maj mbahet konferenca shkencore gjithëkombëtare ‘Shfrytëzimi i burimeve energjetike…’

15 prill 2022 | 11:59

Më 21 maj, në orën 10:00, do të mbahet konferenca shkencore gjithëkombëtare me temën “Shfrytëzimi i burimeve energjetike dhe minerare në gjeografinë shqiptare në dobi të vendit”.

Konferenca do të mbahet në hotel “Sirius” në Prishtinë.

Sipas njoftimit për media të organizatorëve, konferenca ka karakter gjithëkombëtar si tematikë dhe pjesëmarrje, nuk ka karakter biznesi apo reklamimi individual, andaj edhe kumtesat duhet të jenë plotësisht në përputhje me tematikën e konferencës.

Kumtesat munden të jenë individuale dhe grupore. “Për ndonjë të interesuar për konferencë por që për arsye objektive apo subjektive nuk mundet fizikisht të jetë i pranishëm, mundet që ta dërgoj kumtesën dhe ajo të paraqitet në konferencë. Kumtesat mundësisht të jenë konkrete, të bazuara në shifra dhe fakte, me propozime konkrete përmbyllëse, të tilla që mos të marrin më tepër kohë se rreth 15 minuta. Kumtesat duhet të kenë të dhënat e plota të autorit p.sh: emri dhe mbiemri, thirrja akademike dhe e-mail adresa”, është bërë me dije në njoftimin për media.

Temat për konferencë duhet paraprakisht të dërgohen në formë elektronike në formatin e Wordit, ndërsa paraqitja e tyre bëhet në Power point.

“Të interesuarit për pjesëmarrje apo si përcjellës të punimeve të konferencës, për informim konkret, munden të kontaktojnë në adresën e poshtëcekur përmes koordinatorit të konferencës: Prof. Dr. Rafet Zeqiri, ligjërues në Universitetin i Mitrovicës – Fakulteti i Gjeoshkencave. Mob & Viber + 377 (0) 44 673 087. Email: [email protected]. Pas dërgimit të kumtesave tuaja, brenda afatit sa më të shkurtër do të informoheni për pranim të kumtesës. Koha e fundit e paraqitjes së kumtesave është data 17 maj – dita e martë ora 15:00. Pas përfundimit të afatit të dërgimit të kumtesave, rreth datës 19 maj 2022, të gjithë do të njoftoheni për agjendën dhe ecurinë e organizimit të konferencës”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) në Shtetet e…