Më 23 janar në Mitrovicë mbahet akademi përkujtimore për Isa Boletinin

14 janar 2019 | 14:39

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të hënën është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve në të cilën janë diskutuar dhe shqyrtuar disa pika të rendit të ditës me rëndësi për qytetarët.

Fillimisht drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, ka njoftuar bordin që më 23 janar do të mbahet akademi përkujtimore me rastin e 103-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Isa Boletini, e cila do të organizohet nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe ekzekutivi ishte i pajtimit që të jetë një organizim në nivel shumë të lartë duke marrë parasysh figurën madhore të heroit kombëtar Isa Boletini.

Ndërsa drejtori i Arsimit, Iset Beka, ka thënë se në të gjitha shkollat në Mitrovicë dhe fshatrat përreth janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, pajisja me lëndë djegëse, dhe të gjitha kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e mësimit, mirëpo sipas tij Këshilli Drejtues i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK-u) ka vendosur që ta shpallë grevën e përgjithshme në arsim, dhe mësimdhënësit e komunës së Mitrovicës i janë përgjigjur kësaj greve.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, në…