Më 24 maj zhvillohet finalja e Kupës

07 maj 2019 | 16:56

Ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës ‘89 do të zhvillohet më 24 maj, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Këto dy skuadra u kualifikuan në finale, pasi i kaluan me sukses dy sfidat gjysmëfinale kundër Ballkanit, përkatësisht Vëllaznimit.

Feronikeli synon trofeun e tretë të kësaj gare, pasi e ka fituar atë dy herë radhazi në vitet 2014 e 2015, derisa Trepça ‘89 synon ta fitojë këtë trofe për herë të dytë, pasi për herë të parë iu kishte gëzuar kupës në vitin 2012.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shenjë solidariteti me familjet me gjendje të rëndë ekonomike…