Më 26 prill hapet aplikimi për subvencione 2022

21 prill 2022 | 12:03

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar se më 26 prill hapet aplikimi
programi për pagesa direkte për subvencione 2022.

Peci përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka thënë se ky program përmban rritje substanciale të mbështetjes financiare për fermerë me vlerë prej rreth 50 milionë euro duke përfshirë; 5 milionë euro subvencionimin e naftës, përkthyer në 0.36 cent për litër dhe 8 milionë euro për inputet bujqësore për plehërim pranveror për 4 kultura bujqësore; grurë të përkthyer në 150 euro për hektarë, misër, patate dhe fasule përkthyer në 100 euro për hektarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpara mbarimit të sezonit aktual Tottenham Hotspur po planifikon objektivat…