Më 29 shtator mbahet protesta e Vetëvendosjes

18 shtator 2018 | 13:22

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë me dije se më 29 shtator në orën 14:00 në Prishtinë do të mbahet protesta e cila do të organizohet nga kjo lëvizje.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallim moshe dhe gjinie që t’i bashkohen kësaj proteste.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se kjo protestë do të jetë paqësore.

Kurti ka thënë se kjo protestë do të mbahet për shkak të gjendjes politike në vend dhe për shkak të veprimeve të fundit të presidentit Hashim Thaçi në raport me dialogun me Serbinë.

Ai ka kërkuar që të ndalen aventurat e Thaçit në raport me këtë proces. “Ky president nuk ka legjitimitet e as kredibilitet”, ka thënë Kurti

Po ashtu, Kurti ka thënë se Qeveria po e bojkoton Kuvendin, për shkak se sipas tij ekzekutivi është duke e luftuar opozitën dhe atë para syve të kryeparlamentarit kadri Veseli.

/Epoka e re/

Pas pak, direkt në konferencë do të flet Albin Kurti.

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Dienstag, 18. September 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në llogarinë e…