Më 3 shkurt FGJK shpall Laureatët e Vitit 2025

29 janar 2026 | 16:38

Federata e Gjimnastikës e Kosovës (FGJK) do të organizojë të martën, më 3 shkurt, me fillim nga ora 18:00, Ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2025. Ngjarja do të mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë. Kështu thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga kjo federatë.

Njoftimi i plotë:

Laureatët e Vitit 2025

Federata e Gjimnastikës e Kosovës organizon Ceremoninë e Laureatëve të Vitit 2025, një ngjarje e veçantë që synon të vlerësojë arritjet sportive, përkushtimin dhe kontributin e sportistëve, trajnerëve, gjyqtarëve, klubeve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në zhvillimin dhe avancimin e gjimnastikës në Kosovë gjatë vitit 2025.

Data: 3 shkurt 2026
Ora: 18:00
Lokacioni: Hotel Sirius, Prishtinë

Pjesëmarrja është vetëm me ftesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe profesori,…