Më 30 qershor gjykata e Hagës vendos për kriminelët Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq

17 qershor 2021 | 17:01

Trupi gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë, kryesohet nga Barton Hall ndërsa gjyqtar të tjerë janë Joseph Ciondo Massanche dhe Seon Key Park.

Ky trup gjyqetarësh do të vendos për dënim apo mos dënim të ish-drejtuesve të Shërbimit të Sigurimit të Shtetit (UDB) të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq-Frenki, do të zhvillohet në 30 qershor në 15:00 pasdite.

Stanishiq, 70 vjeç, një ish-shef i UDB-së serbe dhe Simatoviq, 71 vjeç, një shef operativ, janë akuzuar për përndjekje, vrasje, transferim me forcë dhe deportim të kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë gjatë viteve 1991-95.

Katër akuza përbëjnë ndër të tjerash krimet kundër njerëzimit dhe një për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, raporton N1.

Prokurorët në gjyqin e përsëritur të Hagës, gjatë argumenteve të tyre përmbyllëse në muajin prill, pretenduan të kenë provuar fajësinë e atyre që janë akuzuar për krime në Kroaci dhe Bosnje.

Rigjykimi i Stanishiq dhe Simatoviq është ndër gjyqet e fundit para gjykatës së Hagës për të përcaktuar nëse zyrtarët serbë ishin përgjegjës për krimet e luftës në Kroaci dhe BH.

Duhet të kujtojmë se pas gjykimit të parë, Tribunali i Hagës liroi Stanishiqin dhe Simatoviqin në maj të 2013.

Prokurorët paraqitën një apel dhe në dhjetor 2015, Dhoma e Apelit e Tribunalit anuloi vendimin e shkallës së parë dhe urdhëroi një gjykim të ri. Rigjykimi filloi më 13 qershor të 2017.

Ju kujtojmë se i akuzuari i parë Stanishiq u la i lirë përkohësisht në Serbi në verën e vitit 2017 për shkak të sëmundjes për shkak të një vendimi gjyqësor.

Stanishiq dhe Simatoviq u arrestuan nga autoritetet serbe pas vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiq në mars të 2003 dhe u transferuan në Hagë në maj të atij viti.

Të dy u deklaruan të pafajshëm në daljen e tyre të parë në gjyq. Në vitet në vijim, gjatë gjykimit të parë dhe të përsëritur, Stanishiq dhe Simatoviq kaluan periudha të gjata të lirisë së përkohshme në Serbi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë mbetur me pak se një orë deri në fillimin…